Forca e Sigurisë së Kosovës i ka demantuar raportimet në media se personi që u vra pas të shtënave me armë në lokalin “Bon Vivant” , Kastriot Ramadani, ishte pjesëtar i FSK’së.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare, FSK i ka quajtur të pavërteta raportimet.
Ndërkohë, për personin tjetër që mbeti i plagosur, Hysni Geci, e që u raportua se është pjesë e FSK’së, kanë thënë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së.
“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmbshëm se i vrari është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta, sipas informacioneve zyrtare në këtë ngarje ishte i përfshirë edhe një pestërë i FSK-së.
Forca e Sigurisë së Kosovês pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”, thuhet në reagim.