Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Forma jo e mirë e Ballkanit, klubi merr vendimin për Ilir Dajën

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka njoftuar se ka zgjatur marrëveshjen me trajnerin shqiptar Ilir Daja, deri në vitin 2026.

Ballkani nuk është duke kaluar në momentet më të mira xhirot e fundit, duke zgjuar kështu zërat për një largim të mundshëm të teknikut shqiptar, mirëpo klubi tashmë ka bërë të ditur marrëveshjen e re.

Në 10 xhirot e fundit Ballkani ka vetëm dy fitore. Ata ndodhen në pozitën e parë në tabelën e Superligës, me një pikë më shumë se Llapi që mban pozitën e dytë, e dy më shumë se Drita që ndodhet në pozitën e tretë.

 

Exit mobile version