Anulimi i ndeshjes mes Kosovës dhe Serbisë sot në Kragujevc ka bërë që EHF me një vendim zyrtarë ta përjashtoi këtë të fundit nga kualifikimet për botërorin e grupmoshave të reja.
Ministria e Brendshme e Serbisë mori sot masa të parandalimit të ndeshjes se hendbollit në mes të Kosovës U20 dhe Serbisë U20, për shkaqe sigurie.
Por, kjo gjë nuk ka shkuar pa u vërejtur nga Federata Europiane e Hendbollit.
Kjo e fundit nëpërmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter ka njoftuar zyrtarisht se ka përjashtuar nga garat për kualifikim në botërorë Përfaqësuesen U20 të Serbisë.
“EHF ka vendosur që Serbia të përjashtohet nga pjesëmarrja e mëtejme në kualifikimet për botërorin pas anulimit të ndeshjes dhe dështimit të Serbisë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Aty më tutje ka konfirmuar se ndeshjet e mbetura mes Sllovakisë, Norvegjisë dhe Kosovës pritet të zhvillohen pa ndonjë problem.
Ndryshe, orari i ndeshjeve mbetet i pandryshuar gjatë tri ditëve të ardhshme.