FC Drenica ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Shotani.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi drenicak përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
“Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për nderprerjën e bashkëpunimit”, thuhej ndër tjera në njoftim.