Brighton & Hove Albion ka konfirmuar se trajneri Roberto De Zerbi do të largohet nga klubi pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premierligë kundër Manchester United.
De Zerbi, i cili iu bashkua Brighton në shtator 2022, pas largimit të Graham Potter në Chelsea, arriti pozitën më të lartë të klubit në 2022/23 dhe e udhëhoqi klubin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës në fillim të këtij sezoni.
“Jam shumë i trishtuar që po largohem nga Brighton, por jam shumë krenar për atë që lojtarët dhe stafi im kanë arritur me mbështetjen e të gjithëve në klub dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm në dy sezonet e fundit historike”, u shpreh De Zerbi.
Edhe Andrea Maldera, Ricard Segarra, Marcattilio Marcattilii, Vincenzo Teresa, Agostino Tibaudi, Marcello Quinto dhe Enrico Venturelli do të largohen pas ndeshjes finale të Premier Ligës së nesërme. Trajnerët e klubit, Andrew Crofts dhe Jack Stern do të mbeten me Brighton & Hove Albion.