Barcelona, Sevilla dhe Federata e Futbollit të Spanjës kanë rëndë dakord që finalja e Kupës së Mbretit për vitin 2018 të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, ‘Wanda Metropolitano’, raporton AS, transmeton Gazeta Express.
AS raporton se finalja mes Barcelonës e Sevillas do të zhvillohet më 21 prill.
Si opsion ishte edhe stadiumi “Santiago Bernabeu”, por Real Madridi refuzoi që ta lë Barcelonën të luajë aty.
“Wanda Metropolitano” është stadiumi i ri i Atleticos ku po i zhvillon ndeshjet për herë të parë këtë sezon (2017/18) me kapacitet 68,000 ulëse.