FC Suhareka ditën e sotme ka prezantuar Granit Begollin si trajner të ri të skuadrës.
Trajneri i cili sezonin që lam pas arriti ta inkuadronte Feronikelin 74 në Superligë, ka premtuar që do të punojë fort për përmbushjen e objektivave të klubit, shkruan IndeksOnline.
Suharekabpo ashtu ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin, Donart Sheqerolli.
Edhe Sheqerolli sezonin e fundit ishte pjesë e Feronikelit 74, ndërsa ka përvojë të madhe në futbollin kosovar, ku ka qënë pjesë edhe e skuadrave Besa dhe Liria.