Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht se e kanë transferuar Benjamin Pavardin nga Stuttgarti.
Bavarezët kanë arritur marrëveshje me rivalin e tyre nga Bundesliga për transferimin e mbrojtësit francez, ndërsa do të qëndroj në huazim deri në fund të këtij sezoni, përcjell prishtinapress.eu
Pavard ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Bayern Munichun, ndërsa do të kalojë tek ata më 1 qershor të këtij viti.
Ende nuk janë dhënë detaje rreth shumës së transferimit, por besohet që shuma kalon shifrën e 25 milionë eurove.