0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Arsim Thaqi jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Drita

Arsim Thaqi nuk është më trajner i skuadrës gjilanase Drita.

Barazimi ndaj Dukagjinit ka qenë ndeshja e fundit ku Thaqi ka udhëhequr klubin, pasi ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i trajnerit.

Drita ka tentuar ta ndalë Thaqin në krye tëskuadrës, por vendimi i tij ishte i pakthyeshëm.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka dhënë lajmin, teksa ka falënderuar trajnerin malishevas për kontributin e dhënë në këto muaj sa ishte pjesë e Dritës.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Arsim Thaçi jep dorëheqje të parevokushme

Trajneri Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.

I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij.

Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen.

Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img