22.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Arrihet marrëveshja, Joao Cancelo i thotë “PO” transferimit te Barcelona

Nga Spanja e bëjnë të sigurt, Joao Cancelo do të jetë një lojtar i Barcelonës brenda kësaj jave. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, katalanasit kanë arritur marrëveshjen me Manchester City, për nënshkrimin me portugezin dhe tashmë pritet vetëm firma dhe vizitat mjekësore për të zyrtarizuar transferimin.

2 klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 30 milionë euro, por me një kusht. Mbrojtësi duhet të luajë 70% të ndeshjeve zyrtare me kampionët e Spanjës.

Katalanasit u përshëndetën me Sergino Dest që kaloi në Holandë te PSV dhe në krahun e djathtë do të ngelet një vend bosh i cili pritet të zëvendësohet nga 29-vjeçari. Trajneri Xavi më në fund do të ketë mbrojtësin e shumëkërkuar në merkato, i cili do të blindojë krahun e djathtë.

Mbrojtësi i kombëtares portugeze, nuk ndihej më i lumtur në Manchester dhe tashmë përgatit rikthimin në LaLiga, ku më përpara ka luajtur për Valencian. Lojtari e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim tek Bayerni në Bundesligën gjermane.

Megjithatë, performancat e tij nuk arritën të bindnin drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë për ta blerë përfundimisht kartonin e tij. Joao Cancelo është pjesë e Manchester City-t që nga gushti i vitit 2019, kur u transferua nga Juventusi për 65 milionw euro. /SS/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img