Argjentina ka shkarkuar trajnerin e kombëtares. Edgardo Bauza nuk është më trajneri i përfaqësueses argjentinase.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) Claudio Tapia konfirmoi shkarkimin e 59-vjeçarit, transmeton Telegrafi.
“Ne konfirmojmë se Bauza nuk do të jetë më trajner i ekipit të Argjentinë”, ka deklaruar Tapia.
Ndryshe, Argjentina nën drejtimin e trajnerit të larguar ka pasur bilanc tre fitoreve dhe po aq humbjeve ndërsa në dy ndeshje ka barazuar.