Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Ardian Limani lojtari më i ri i Shkëndijës

Shkëndija ka përforcuar repartin e mbrojtjes me Ardian Limanin.

Limani do të jetë pjesë e Shkëndisë për dy vite.

29 vjeçari ishte pjesë e FC.Dritës, ku edhe mbarte shiritin e kapitenit.

“Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jeshë pjesë e asaj skuadre“, shprehet Ardian Limani për Shkëndija Channel.  /IndeksOnline

Exit mobile version