3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Al Hilal arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Barcelonës

Zenit ka konfirmuar marrëveshjen me Al-Hilal për transferimin në klubin saudit të ish-lojtarit të Barcelonës, braziianit Malcom, yllit të skuadrës ruse, për 60 milionë euro.

“Ne kemi përfunduar bisedimet me Al Hilal rreth kushteve për transferimin e Malcom në atë klub. Marrëveshja e transferimit është nënshkruar dhe shuma e saj arrin në 60 milionë euro,”- tha për Match TV, Alexandr Medvedev, president i klubit rus.

Ai saktësoi se gjysma e transfertës, 30 milionë do të paguhet së shpejti dhe pjesa tjetër do të transferohet para përfundimit të sezonit aktual. Kjo ka qenë arsyeja që braziliani ka mbetur në stol në ndeshjen e skuadrës së tij të shtunën në raundin e parë të Ligës Ruse.

Më e shtrenjta në historinë e futbollit rus

Ky transferim është më i shtrenjti në historinë e futbollit rus pas shitjes së brazilianit Hulk nga Zenit te kinezët e Shanghai SIPG për 56 milionë euro në vitin 2016.

Mëngjërashi brazilian, lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në ligën ruse, është një kërkesë e shprehur e trajnerit të skuadrës saudite, portugezit Jorge Jesús.

“Jorge Jesús i kërkoi bordit të drejtorëve të bënin një përpjekje për të nënshkruar me brazilianin,”- shpjegoi të dielën gazetari brazilian Fabio Aleixo, eksperti kryesor i vendit për futbollin e Amerikës Latine.

Malcom, i cili së fundmi u rikthye në kombëtaren braziliane pas mungesës së Kupës së Botës në Katar, ka një vlerë tregu prej 30 milionësh, shifër që nuk ka rreshtur së rrituri muajt e fundit.

“Shtypi saudit garanton se ai do të fitojë rreth 18 milionë në sezon, gati trefishi i asaj që është tani”, saktësoi gazetari brazilian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img