2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtar i lartë i NATO-s vjen sot në Kosovë – diskutohet edhe për çështjen e urës mbi Ibër

Një figurë e rëndësishme vjen sot në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar dje kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë që drejton. 

Ai njoftoi se sot për vizitë do vie Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s

Kurti thotë se në të gjitha këto takime diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizikë të urës teksa presim raportin final, e deri të përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”.

“Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë por edhe në Bashkimin Europian”- theksoi dje Kurti.

Kurti rikujtoi se javën e kaluar ka pritur në takim shefin e Agjencisë Qendrore për Inteligjencë, William Burns dhe admiralin Stuart Munch. 

Ai theksoi se mbështetja e këtyre zyrtarëve “është e palëkundur” teksa shtoi se përkushtimi i përbashkët “është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img