1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zyrapi: Në librat për UÇK-në ka ekzagjerime, nuk e tregojnë realitetin

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi tha se librat që i kishte lexuar dhe parë për luftën e UÇK-së ishin të ekzagjeruar dhe se nuk e tregonin realitetin.

Të njëjtën deri më tash në Hagë, e kanë deklaruar edhe dëshmitarë të tjerë.

“Për ato se çka po lexoj dhe çka kam mujtë me pa leximi ose shkrimi i librit me realitetin nuk përputhen. Po e them, pa marrë parasysh se kush e ka shkru këtë, e ka shkru Jakup Krasniqi apo e ka shkru Rexhep Selimi apo Bislim Zyrapi, por nuk është në përputhje me realitetin. Unë foli realitetin në atë se çka e kam gjet në atë kohë prej majit ‘ 98 e deri në fund. Jo veç këto libra por edhe në disa libra kur kam lexu dhe disa libra që kam mujt me i pa, njëjtë kanë bërë ekzagjerime të shkresave që kanë bërë në libra. Tash për përfitime të tyre ditore, politike a po çka është çështje e tyre, por realiteti nuk është tregu”, tha Zyrapi.

Përgjigja e Zyrapit erdhi pas kundër pyetjeve të mbrojtjes së Veselit përmes avokatit Ben Emmerson.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img