1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e Lumezit: Në aksident u lënduan katër persona, Sulejmani u dërgua jashtë shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme është aksidentuar dhe është lënduar rëndë Prokurori Lulzim Sulejmani. Në njoftimin e zyrës së Kryeprokurorit, Aleksandër Lumzi, bëhet e ditur po ashtu se në këtë aksident janë lënduar edhe katër zyrtarë të tjerë.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon se sot, më 24.12.2016, në fshatin Dollc të komunës së Klinës, rreth orës 2:05 min, katër zyrtarë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, prej tyre një prokuror, kanë pësuar aksident trafiku” thuhet në njoftim. Siç është bërë e ditur nga Zyra e Kryeprokurorit në këtë aksident dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Pejës janë liruar për trajtim në shtëpi.
“Ngasësi i makinës ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku tani është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK në Prishtinë, ndërkaq prokurori Lulzim Sulejmani nga QKUK-ja është transferuar për trajtim jashtë vendit, pasi që është lënduar rëndë”.
“Aksidenti ka ndodhur me veturë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, derisa zyrtarët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ishin duke u kthyer nga një organizim i mbajtur në Gjakovë, me rastin e fund vitit, për të gjithë stafin e institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit pret përfundimin e hetimeve për të kuptuar shkakun e ndodhjes së aksidentit”, thuhet në fund të njoftimit të zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë ditës së sotme Gazeta Express ka raportuar lidhur me aksidentin që ka pësuar Lulëzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Aleksandër Lumezit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img