1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e Kurtit pas takimit me Escobarin: Udhëtojmë në Ohër me vullnet dhe qëllime të mira

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, e ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me një takim me Kryeministrin Albin Kurti, pasi ma herët takoi krerët opozitarë, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Escobar nuk u deklarua për media, sic bëri pas takimeve të mëhershme, por Zyra e Kryeministrit Kurti ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të sotëm.

“U diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim”.

ZKM-ja thotë se Kurti falënderoi Emisarin për “angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog”.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img