Site icon PrishtinaPress

Zyra e kryeministrit tregon se çka bisedoi Kurtin me Ilir Metën

Në përfundim të qëndrimit njëditor në Shqipëri, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit edhe nga ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit në atë takim u disktua “për zhvillimet e fundit në Kosovë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti e njoftoi z. Meta për detajet e marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe asaj Bazë të dakorduar paraprakisht në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Ai gjithashtu e njoftoi kryetarin Meta për arritjet kryesore të qeverisjes dyvjeçare në rrafshin ekonomik, social dhe demokratik, dhe për vëmendjen që i është dhënë fushës së mbrojtjes, arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë në buxhetin e vitit 2023”.

“Kryetari Meta e përgëzoi kryeministrin Kurti për arritjet e qeverisjes së tij, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare, duke e cilësuar Kosovën si model i suksesit. Dha mbështetjen e tij për qëndrimet dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Exit mobile version