1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e Kryeministrit dënon vrasjen në Gjilan: Polici që kreu vrasjen nuk ishte pjesë e mbrojtjes së afërt të Kryeministrit

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Në njoftim thuhet se Zyra e Kryeministrit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit u ka bërë thirrje medieve që për lajmet e tilla, para se të plasojnë lajmet, të marrin informata të sakta dhe të mos përhapin të pavërteta, në të njëjtën kohë sqaron se polici i identifikuar si kryes i kësaj vepre, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt, të kryeministrit në detyrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img