Zyra e Gjendjes Civile në Prishtinë nga sot do të punoj me orar të zgjatur nga ora 08:00 deri në 17:00.
Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, thuhet se ky vendim është marr me qëllim që tu shërbehet sa më mirë mërgimtarëve.
“Të nderuar qytetarë, Zyra e Gjendjes Civile në Kryeqytet, nga sot, e hënë, 08.07.2024, ka filluar të punojë me orar të zgjatur, nga ora 08:00 deri në 17:00″.
“Ky vendim është marr me qëllim që të ju shërbehet qytetarëve sa më mirë, tani edhe kur kanë ardh mërgimtarët tanë”, thuhet në njoftim.