2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e BE’së publikon agjendën e Hahn, nesër takohet me të gjithë krerët politikë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar agjendën e vizitës që do të zhvillojë nesër Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit Johannes Hahn.

“Johannes Hahn, Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit do t’a vizitojë Kosovën të premten më 11 nëntor. Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.” thuhet në komunikatë.
Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e punëve të jashtshme  Enver Hoxhaj.
Komisioneri do t’a përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.
Ja Agjenda e plote:
E premte, 11 nëntor 2016
13.15 Takim me presidentin Hashim Thaçi
Vendi: Zyra e Presidentit në Kuvendin e Kosovë
13.50 Takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli
Vendi: Kuvendi i Kosovës
14.30 Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa
Vendi: Kabineti i kryeministrit
14.45 Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë,
16.15 Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë,
17.30 Takim me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë,
18.15 Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq
Vendi: Zyra e BE-së
19.00 Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike (PDK, LDK, VV, AAK and NISMA)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img