7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e BE-së në Kosovë reagon për dhunën në Kuvend

Bashkimi Evropian ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Kosovës.

Është quajtur zhgënyese krejt ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të PDK-së janë përplasur me ata të VV-së, si dhe me disa ministra.

”Skena zhgënjyese dhune shihen sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, thuhet në reagimin e BE-së.

Prokuroria do të ftojë të përfshirët për t’iu marrë deklaratë për këtë që ka ndodhur.

Ndërkohë seanca në Kuvendin e Kosovës po vazhdon me aksione simbolike të opozitës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img