-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e BE-së: Në Kosovë do të qëndrojë një mision teknik, do të vlerësojë punën e mbetur për vizat

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë ka njoftuar se të enjten dhe të premten (3-4 maj) në Prishtinë do të qëndrojë siç e kanë quajtur ata një misionin teknik në Kosovë.

Nga Zyra për informim e zyrës së BE-së, ka thënë për Telegrafin se misioni do të përqendrohet në vlerësimin e standarditt të mbetur të liberalizimit të vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Misioni është pjesë e vlerësimit teknik në vazhdim drejt përmbushjes së këtij standardi të mbetur që do të vazhdojë edhe pas misionit”, kanë njoftuar nga kjo zyrë.

Ndryshe, në vazhdën e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas deklaratave të zyrtarëve të BE-së, lënë shumë për të dëshiruar lufta kundër korrupsionit, përpjekje për të cilën institucionet e vendit thonë se e kanë intensifikuar luftën kundër këtij fenomeni. Para disa muajve në Kuvend është votuar edhe marrëveshje për demarkimin e kufirit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, e cila ka qenë njëra prej kërkesave kryesore për liberalizimin e vizave që e ka adresuar Brukseli për Prishtinën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img