-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zvministrja Vuniqi: Nuk ka revokim njohjesh, Serbia po bën fushatë të rreme lajmesh

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka mohuar se ka ndodhur ndonjë revokim i njohjeve për Kosovën. Ajo ka thënë se Serbia është duke bërë një fushatë të rreme lajmesh e mbështetur nga “Sputnik” dhe media të tjera.

Sipas zëvendësministres Vuniqi, Serbia po abuzon me gjendjen ekonomike të disa vendeve duke përdorur diplomacinë e dollarit për të marrë nota verbale të falsifikuara.

Ajo ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën, duke thënë se disa vende janë në proces të vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Vuniqi ka thënë se presin që Komisioni Evropian do ta rekomandojë dhënien e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës, ndërsa sa i përket anëtarësimit në Interpol, ajo ka bërë me dije se janë duke punuar që Kosova të bëhet anëtare e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img