Site icon PrishtinaPress

Zv/kryeministri Kuçi s`e voton raportin e Komisionit për Matjen e Territorit, kjo është arsyeja

Zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Hajredin Kuçi nuk mori pjesë në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili u prezantua sot në mbledhjen e Qeverisë nga Hivzi Islami.

Kuçi në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se ai nuk mori pjesë në votim për shkak të qëndrimeve të tij personale dhe profesionale lidhur me çështjen e demarkacionit.

“Ashtu kam vlerësuar që duhet të votoj dhe është në ëprputhje me qëndrimet e mia personale dhe profesionale që i kam thënë edhe më herët, si dhge në kuadër të ligjit dhe rregullave demokratike”, ka  thënë Kuçi.

Ndryshe, Kuçi ka kërkuar që të krijohet një konsensus i gjerë mes të gjitha partive politike për demarkacionin. Ai ka kërkuar që problemi i brendshëm të mos kthehet në problem mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Exit mobile version