Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqire e Zvicrës muajin e ardhshëm, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja i takon raundit të pestë në Grupin I.
Në agjendën e Zvicrës nuk parashikohet që të përzgjedhurit e Murat Yakin mbajnë seancë stërvitore në Prishtinë.
Yakin do të paraqitet vetëm në konferencë për media, bashkë me një lojtar, i cili do të caktohet më vonë.
“Helvetikët” do të nisen drejt kryeqytetit të Kosovës më 8 shtator.
Grumbullimin Zvicra do ta nisë më 4 shtator.
Përveç përballjes me Kosovën, Zvicra do të luajë edhe ndaj Andorrës – më 12 shtator.