0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Zvicra gjithnjë e me më pak shqiptarë në Kombëtare

Para ndeshjeve të muajit qershor kundër Portugalisë dhe Anglisë ose Holandës, Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.

Në kuadër të fazës finale në Ligën e Kombeve, Zvicra do të përballet më 6 qershor ndaj Portugalisë, ndërkaq katër ditë më vonë me Anglinë ose Holandën.

Fillimisht, helvetikët do ta mbajnë një kamp përgatitor në Cyrih me 25 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.

Dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë ftuar nga përzgjedhësi Petkovic, megjithatë ata nuk do të marrin pjesë në kampin e sipërpërmendur.

Gjithë kjo për shkak se Shaqiri dhe Xhaka kanë angazhime me Liverpoolin, respektivisht Arsenalin në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ndërkaq, një futbollist tjetër shqiptar që është ftuar për dy ndeshjet e radhës të Zvicrës është Albian Ajeti, i cili po shkëlqen me skuadrën e Baselit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img