1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zvicra feston 727 vjet pavarësi

Shteti i Zvicrës sot mbushi 727 vjet. Ajo sheh prapa një histori të bujshme përpjekjesh dhe suksesesh.

Në vitin 1291 Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë. Në vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkëngjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Schafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash.

Nga 1527 deri 1531 Zvicra ka përjetuar periudhën e refomacionit. Kjo e ndau federatën në katolikë dhe protestantë. Për 200 vite, këto kampe luftuan njëri-tjetrin. Më 1798 bie Besëlidhja. Trupat franceze të Napoleonit marshojnë në Zvicër. Vendi bëhet një shtet nën protektoratin e Francës – Republika Helvetike.

Në periudhën ndërmjet 1803 deri 1815 ndodh rilindja e Federatës. Asaj i bashkëngjiten kantone të tjerë: SG, GR, AG, TG, TI, VD, VS, NE, GE. Në këtë kohë Zvicra fiton kufijtë që ka edhe sot. Në Kongresin e Vjenës, në vitin 1815, vendet fqinje e njohën neutralitetin e Zvicrës.

Më 1847 Zvicra rrëshqet në një luftë qytetare mes kantoneve konservative katolike dhe atyre liberale protestante. Të parët kërkonin ruajtjen e Konfederatës, të dytët kërkonin një shtet të centralizuar. Shteti i sotëm i Zvicrës është krijuar më vitin 1848 me mbarimin e luftës qytetare përmes një kompromisi. Zvicra konstituohet si një konfederatë me një kushtetutë federative.

Kantonet fitojnë me këtë autonomi të mëdha. Në vitin 1874 bëhet një revizion i përgjithshëm i kushtetutës. Kjo i forcon të drejtat qytetare dhe të federatës në kurriz të kantoneve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Zvicra mbetet neutrale dhe kursehet nga ajo. Shteti Helvetik bëhet strehë e mijëra hebrenjve.

Periudha 1945 deri 1975 njeh një konjukturë të lartë ekonomike. Në këtë kohë inkurajohet edhe migracioni i të huajve. Në vitin 1947 themelohet shtylla e parë e sigurimit social – AHV. Në 71-shin futet e drejta e votës dhe zgjedhjes për gratë në rrafsh nacional.

Në vitin 1979 themelohet Kanton Jura. Dy vite më vonë ndodhin marrëveshjet bilaterale me Unionin Evropian. Në vitin 2002 Zvicra bëhet anëtare e OKB-së. 2014-ta do mbahet mend për Iniciativën e Migracionit Masiv, e cila u pranua me 50.2 për qind. Sivjet Zvicra u vërshua nga valë refugjatësh kosovarë, por sidomos nga vatrat e krizës në Lindjen e Afërt dhe Afrikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img