Ndeshja miqësore, nga shumë e konsideruar edhe si vëllazërore, ashtu edhe ka përfunduar. Të dy skuadrat u ndanë baras.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit mes Zvicrës dhe Kosovës, ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë.
Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.
Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar.
Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan golin e barazimit përmes Jordan Lotombas.
Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive.
Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.