Site icon PrishtinaPress

Zvicra e gatshme të presë një takim Biden-Putin

Zvicra ka shprehur gatishmërinë e saj për të pritur një takim të nivelit të lartë ndërmjet presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Kështu ka thënë për gazetën zvicerane Le Temps, Nicolas Bideau, kreu i komunikimit në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Bideau iu referua samitit të paqes globale të mbajtur në Zvicër në qershor, duke thënë se   pas samitit, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë informuar rregullisht për gatishmërinë e Zvicrës për të lehtësuar iniciativat diplomatike.

“Pas samitit të Bürgenstock, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u informuan rregullisht për gatishmërinë tonë për të mbështetur përpjekjet diplomatike për të gjetur paqen”, ka thënë Bideau, cituar nga Le Temps.

Adresimi i Bideau vjen pasi Kremlini sinjalizoi gatishmërinë për të takuar Trump për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Exit mobile version