Site icon PrishtinaPress

Zvarritet verifikimi i viktimave të dhunës seksuale

Formimi i Komisionit qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale nuk është formuar nga Qeveria. Ky komision ishte paraparë të funksionalizohet në nëntorin e kaluar.
Procesi i verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nuk ka filluar ende. Komisioni qeveritar për verifikimin e këtyre viktimave ende nuk është formuar, ndonëse ky komision ishte paralajmëruar të formohet vitin e kaluar.
Megjithatë të enjten ka arritur të mbyllet afati për aplikimin e konkurrentëve për anëtarë të këtij komisioni, shkruan “Zëri”.

Komisioni qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale do të ketë nëntë anëtarë në përbërje të tij, katër anëtarë të pavarur dhe pesë të tjerë nga institucionet qeveritare. Formimi i këtij komisioni ka kaluar në përgjegjësi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
E zvarritja për verifikim të viktimave e ka “humbur” edhe buxhetin për kompensimin e viktimave që mund të verifikohen për sivjet.
Përderisa, institucionet e Kosovës kanë zvarritur formimin e një komisioni të tillë, organizatat joqeveritare në terren kanë filluar të flasin me viktimat e dhunës seksuale për t’i bindur që të deklarohen dhe të marrin mbështetjen financiare nga shteti.

Exit mobile version