Zëvendëssekretari gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana, ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku serbët vendosën që të largohen nga institucionet e vendit.
Po ashtu, ai ka konfirmuar se KFOR-i qëndron në gjendje gatishmërie dhe do të ndërhyjë, nëse rrezikohet situata.
“Fola me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti” shkroi Geoana në Twitter.