Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka deklaruar se në parlamentin evropian nuk ka ardhur ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Wieland, i cili gjithashtu është zyrtar i lartë në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka ftuar politikanët e Kosovës që të mos japin premtime për datën e liberalizimit të vizave.
Ai po qëndron në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku është pritur në takim nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.