1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Zv/ministri Zeka i reagon ministrit Shala për deklaratën e Thaçit rreth taksës: “Poshtë ka ra katundi bre”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dje ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti. 

E kundër kësaj deklarate të Shalës ka reaguar zv/ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.

Ai ka thënë se absurditeti nuk ka skaj.

“Pasi edhe Ministrit të Tregtisë, Endrit Shalës i ka mbetur me i tregu presidentit të vendit Hashim Thaçit, se a duhet të flas për taksën, këtu merr fund gjithçka”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, ky është patriotizëm i llojit të vet.

“Tek ne një fjalë popullore thotë, poshtë ka ra katundi bre”, ka thënë Zeka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img