Zëvëndës Ministri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Mevludin Krasniqi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Hajdar Beqa për ditën e tokës dalin në fushë.
Krasniqi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook:
Knaqësi të vizitosh e të takosh njërëz punëtor e të gatshēm për të punuar tokën dhe për të zhvilluar bujqësinë!
Bashkë me mikun tim deputetin Hajdar Beqa, sot në Grackë të Vushtrrisë e vizituam z.Syla, i cili me iniciativë e investime vetanake i ka të mbjellura 6 hektar me kulturën e Aronisë, frytet e së cilës do t’i korr sivjet.
Ai nuk u ndal me kaq, me grantin investiv me mbështetje të MBPZHR-së ai tanimë e ka përfunduar mbjelljen edhe të 5 hektarëve me Lajthi, sipërfaqe kjo e kompletuar me sistemin e ujitjes dhe mekanizmin e nevojshëm bujqësor.