3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zv.ministri i Drejtësisë thotë se deputetët që munguan në seancë dhe Selmanaj që abstenoi kanë shkelur betimin

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ua ka publikuar Betimin e Deputetit, të gjithë deputetëve që munguan dje në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u votua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Ai e ka specifikuar edhe rastin e deputetit Driton Selmanaj, i cili abstenoi dje në këtë seancë.

Postimi i tij i plotë:

Për ata deputetë që munguan paarsye dhe për deputetin që abstenoi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të datës 15/01/2022, të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti

Neni 10

Betimi i deputetëve

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen solemnisht.

Teksti i deklaratës është:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img