6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zv/ministrat e Jashtëm që vazhdojnë t’i sjellin probleme Kosovës…

Zëvendësministrat e Jashtëm kosovar po vazhdojnë t’i shkaktojnë vendit dëme në raport të përfaqësimit të Kosovës në botë dhe së fundmi edhe për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare.
Sot, zv/ministri i Jashtëm, Gjergj Dedal, ka dalë kundër shefit të tij, Behgjet Pacollit, i cili gjatë pjesëmarrjes në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) ka thënë se Kosova do të synojë ta marrë statusin e anëtarit vëzhgues në këtë organizatë.

E, Dedaj, i cili më parë ka kundërshtuar edhe ide të tjera të shefit të tij, tha se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është hap i nxituar që rrezikon, cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Përpjekjet e Qeverise se Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës ne Organizatën Botërore Islamike-OBI, një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës! Kosova ne NATO, BE, OKB, UNESCO, OSBE…por jo ne OBI!”, ka shkruar ai në Facebook.

Dedaj kishte kontribuuar edhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shteti i Burundit. Ai ka pas deklaruar se shtetet që nuk janë serioze si Burundi, paradite të njohin, kurse pasdite e tërheqin njohjen.

“Për mendimin tim një shtet serioz kur e njeh në vend qysh e kanë njoftë Kosovën, nuk duhet me tërheq njohjen. Kur janë shtete që s’janë shumë stabile dhe me politikë të qëndrueshme, atëherë paradite të njohin masdite e hekin njohjen”, kishte deklaruar ai.

Deklarata e tij së bashku me të zv/ministrin tjetër të Jashtëm, Anton Berisha kishin bërë që Serbia t’i përdor te shteti i “parëndësishëm” që Kosova sot të ketë sot një njohje më pak.

Kur jemi te Berisha, ajo që duhet deklaruar është se ndonëse u mundua t’i fshehte deklarata e tij në raport me atë që kishte thënë, një gjë e tillë ju kthye bumerang.

Anton Berisha, më 17 shkurt në një bisedë telefonike për lajmi.net, e kishte cilësuar të parëndësishme njohjen nga Republika e Burundit dhe se sipas tij, nuk kishte asnjë peshë njohja apo mosnjohja nga ky shtet.

“Nuk ka asnjë peshë as njohja e as mos njohja e Burundit, besoj që Serbia do të bëjë tema të kësaj natyre që me kontestu Pavarësinë e Kosovës”, kishte thënë Berisha më 17 shkurt.

Pra, atë kohë të dy deklarata së bashku, e Berishës dhe Dedajt, u përdorën nga diplomacia serbe me arsyetim, tek “shteti i parëndësishëm” sipas zv/ministrave kosovarë, që shteti i Burundit të merr vendimin përfundimtar.

Për deklaratën e sotme të Dedajt, mbi OBI-në, deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka kërkuar shkarkimin e tij. Zeka tha se deklaratat e Dedajt po e turpërojnë Kosovën në çdo organizim.

Sido qoftë, Qeveria ndaj zv/ministrave në fjalë nuk ka ndërmarr asnjë ndëshkim për rastin e ç’njohjes së Burundit, pasi është arsyetuar se duhet të gjenden shkaku i vërtetë, por duke i lënë fajin Serbisë e cila tash e sa vite është aktive kundër lobimit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img