0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zv.kryetarja e Zveçanit dje ka takuar Kurtin, ja për çka folën

Zëvendëskryetarja e Komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq, dje është pritur në një takim nga kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Pantoviq thotë se në këtë takim është diskutuar për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit, “të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën dhe qytetarët tanë në këtë kohë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe autoriteteve qendrore në Prishtinë”.

Një nga temat kryesore të bisedës, tha ajo, ishte “për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës sonë, si papunësia, rastet sociale, ndihma për fermerët e shumë të tjera”.

Tutje, ajo falënderoi kryeministrin Kurti i cili, sipas saj, “shprehu gatishmërinë dhe dëshirën e tij të plotë për të ndihmuar zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës së Zveçanit dhe për të takuar dhe ndihmuar qytetarët në çdo mënyrë, sepse për të qetësuar zjarrin dhe trazirat duhet të ketë bashkëpunim, besim dhe ndihmë të ndërsjellë, sepse pa besim dhe bashkëpunim nuk mund të zgjidhet asgjë, sepse me inate po e dëmtojmë veten dhe kjo nuk është në interesin tonë”.

Sllagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit rreth një javë më parë.

Vendimi është nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Pantoviq, sipas vendimit, funksionin do ta kryejë deri në përfundim të mandatit të kryetarit të komunës.

Ishte e vetmja kandidate nga komuniteti serb, e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna të veriut, më 23 prill.

Ajo kandidoi për kryetare të Zveçanit.

Sllagjana Pantoviqit më pas iu ofrua mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që mori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img