-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zv/kryeprokurori Qavolli i reagon ministrit Peci: Prokuroria ngriti 20 aktakuza për ndërtime pa leje

Prokurori Ersan Qavolli, zëvendës-kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, në raportimin e tij para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të enjten, ka deklaruar se Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur 20 aktakuza për rastin e ndërtimeve pa leje në një fshat në Bjeshkët e Rugovës.

Një deklarim të tillë, prokurori Qavolli e bëri të enjten në takimin e 233-të të KPK-së, ku Kryeprokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës po raportojnë para anëtarëve të Këshillit për periudhën prill-qershor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Para anëtarëve të Këshillit, Qavolli tha se janë ngritur 20 aktakuza për veprën penale të ndërtimeve pa leje, lidhur me rastin që ishte potencuar nga ministri Peci.

“Vetëm për vendin ku është potencuar nga ministri ne kemi ngritur për të gjitha rastet 20 aktakuza për veprën penale të ndërtimeve pa leje, prandaj edhe pretendimet që kanë qenë të shfaqura në media nuk qëndrojnë”, tha prokurori Qavolli.

Një deklarim i tillë nga prokurori Qavolli, ka ardhur pasi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kishte reaguar për ndërtimet pa leje në fshatin Stankaj të Komunës së Pejës, me arsyetimin se Prokuroria nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim lidhur me denoncimin e Ministrisë për ndërtimin e 25 vilave në këtë fshat.

Ndërsa, sa i përket veprës penale “Ndërtime pa leje”, prokurori Qavolli tha se janë ngritur 429 aktakuza dhe se Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka qëndruar duarkryq.

“E keni pa kohën e fundit që kanë qenë disa reagime për ndërtimet pa leje në një fshat të Bjeshkëve të Rugovës, ne si Prokurori nuk kemi qëndruar duarkryq në raport me ato raste, lidhur me ndërtimet pa leje ne kemi ngritur gjatë periudhës 429 aktakuza”, deklaroi Qavolli para anëtarëve të Këshillit.

Tutje, Qavolli ka dhënë statistika edhe lidhur me rastet e dhunës në familje, duke thënë se gjatë periudhës raportuese janë pranuar 77 lëndë të kësaj natyre.

Sipas tij, nga 77 lëndë të pranuara të dhunës në familje, Prokuroria në Pejë ka ngritur 66 aktakuza, janë hudhur tri kallëzime penale dhe në një rast ai tha se janë pushuar hetimet.

Kurse, në 13 kërkesa për caktim të paraburgimit, sipas tij janë aprovuar të gjitha.

Ndryshe, në këtë takim po raportojnë edhe Kryeprokurorët e Prokurorive të tjera.

Gjatë këtij takimi do të raportojë edhe Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, për periudhën prill-qershor 2023.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img