0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

ZRRE merr vendim për kompensimin e konsumatorëve që janë faturuar për rrymën e shpenzuar në veri

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndërmarrë veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06 shkurt 2012 deri më  20 tetor 2017.

Me anë një kumtese për media bëhet e ditur se Bordi i ZRRE-së sipas Aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktivë dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06 shkurt 2012 deri më datën 20 tetor 2017.

“Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit. Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030”, sqarohet në kumtesë për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img