Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka sqaruar se Hysni Gucati nuk do të vijë për vizitë në Kosovë, siç u raportua sot në disa media.
Në një përgjigje me shkrim, Griep ka thënë se vendimi i publikuar në uebfaqen e tyre është i datën 10 mars, por është publikuar në faqe me 24 prill.
Kësisoj ajo shpreson që kjo gjë të sqarohet në media.
“Vendimi i publikuar së fundmi në faqen tonë të internetit me të cilin lejohet vizita e z. Gucati në Kosovë është i datës 10 mars dhe ka të bëjë me vizitën e fundit të z. Gucati në Kosovë. Regjistrimi fillimisht ishte konfidencial dhe së fundmi u riklasifikua si publik dhe më pas u publikua në faqen tonë të internetit më 24 prill. Shpresoj që kjo të sqarohet”, tha Griep.
Edhe djali i Gucatit, Musliu tha se nuk kanë informata se babai i tij do të vijë në Kosovë për vizitë edhe pse tha se nëna e Gucatit ka disa probleme shëndetësore./PrishtinaPress/