2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

​ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën

Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS) ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Pjetër Shala. Përmes një parashtrese, ZPS i ka thënë turpit gjykues se kjo masë është e nevojshme.

Sipas Prokurorisë, ekzistojnë rreziqe që Shala, nëse lirohet, do të mund të arratiset apo të pengojë procedurën.

Parashtresa me kërkesën për vazhdim të paraburgimit është e disponueshme në gjuhën angleze.

Gjykimi ndaj Shalës do të vazhdojë me 30 maj.

Procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, i cili po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021, ka filluar në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa paraqitja e provave nga ana e Prokurorisë ka nisur në mars.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë nën masa mbrojtëse, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Dëshmitarët kanë pretenduar se Shala është i përfshirë në ndalim e keqtrajtim.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img