0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

ZPS-ja kërkon që Kadri Veselit t’i vazhdohet paraburgimi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, t’i vazhdohet paraburgimi.

Kërkesa i është drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve tjera.

Në shkresën e ZPS-së thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar në disa raste se paraburgimi i Veselit ishte merituar sipas rrethanave.

“Që nga vendimi më i fundit, më 26 shtator 2022, nuk ka pasur ndonjë rrethanë ndryshimi që do të sugjeronte një përcaktim tjetër dhe Veseli nuk bën asnjë parashtresë me argumentin se paraburgimi nuk është më i garantuar”, ka thënë në parashtresën e prokurorisë. Sipas ZPS-së, Veseli vazhdon të përmbushë rrezikun e aplikueshëm të arratisjes.

“Mbetet rasti që Veseli është në dijeni për akuzat e rënda kundër tij, për shumicën dërrmuese të provave në bazë të tyre dhe për mundësinë e një dënimi të konsiderueshëm nëse shpallet fajtor. Që nga vendimi i fundit i paraburgimit, shtimi i dëshmitarëve të rinj nga ZPS-ja, zbulimi i dosjeve të mëdha të dokumenteve shtesë në përmbushjen e afatit të 30 shtatorit, si dhe depozitimi i një liste shtesë të Rregullës 102(3), i japin Veselit një pasqyrë të mëtejshme për rastin kundër tij”, theksohet në shkresën e Prokurorisë, raporton Berimi për Drejtësi.

Sipas tyre, ndikimi i Veselit gjithashtu mbetet i pazvogëluar që nga vendimi i fundit i paraburgimit, gjë që mund ta ndihmojë atë në shmangien e procedurave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img