12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

ZPS-ja flet për dëshmitarin serb Jevtiq, thotë se gjatë luftës u ndalua në Suharekë

Dëshmitari i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Dejan Jevtiq, nisi dëshminë të hënën në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Prokurori Cezary Michalczuk, në përmbledhjen para dëshmisë së Jevtiqit, tha se ai është nga fshati Muhlan i Suharekës dhe është ndaluar në fshatin Budakovë.

“Me apo rreth 4 korrikut 1998, W01673 një person me etnicitet serb nga fshati Bulan i Suharekës, u arrestua së bashku me dy të afërm të tij afër… nga dy shqiptarë të armatosur me uniforma të zeza. Tre serbët janë dërguar në një shtëpi në Budakovë, ku janë lidhur sytë dhe i kanë pasur duart e lidhura, më pas ata janë rrahur me pushkë dhe me zinxhirë dhe janë hedhur në një bunker pas një shtëpie ku janë marrë në pyetje”, lexoi prokurori.

Sipas tij, dëshmitari Jevtiq është marrë në pyetje në Muhlan dhe i është thënë që ja kanë vrarë babanë.

“Të dy serbët e tjerë po ashtu i kishin marrë në pyetje. Të tre këta serbë janë dërguar në një shtëpi rreth 2-3 kilometra më larg dhe janë futur në bodrumin e një shtëpie ku janë rrahur. Në atë bodrum janë ndaluar edhe dy shqiptarë. Ata i kanë thënë dëshmitarit se konsideroheshin tradhtarë që bashkëpunonin me policinë serbe. Dëshmitari dhe të ndaluarit e tjerë serb janë liruar me 5 korrik 1998”, ka thënë Michalczuk.

Ai ka shtuar se Jevtiq nuk ishte kthyer më në fshatin e tij dhe kishte mësuar se shtëpia e tij “ishte shkatërruar pasi të afërmit e tij ishin larguar nga Kosova në qershor të vitit 1999”.

“Dëshmitari ka pasur nevojë për trajtim mjekësor për lëndimet e marra”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img