Kryetari i komunës së Drenasit, Ramzi Lladrovci iu është përgjigjur hoxhës Osman Musliu i cili një ditë më parë drejtoi lutje te Zoti që Lladrovci mos të fitojë prap udhëheqjen në këtë komunë.
Lladrovci duke e quajtur rrenc hoxhën nga Drenasi u shpreh se Zoti dhe qytetarët nuk mashtrohen nga ai.
“Është fat që Zoti nuk i dëgjon lutjet e rrencave, po t’i kishte dëgjuar, më 2007 Mulla rrenci do të ishte bërë kryetar i komunës. Por, jo, as Zoti, as qytetarët nuk u mashtruan”, ka thënë Lladrovci.
I pari i Drenasit ka thënë për Gazetën Infokus se shpreson që Zoti ‘ta kthejë në rrugë të drejtë’
“Mulla rrenci nuk është i vetmi i verbuar nga padituria në komunë që nuk i sheh projektet e realizuara dhe ato në realizim. Komenti im është: Do Zoti e kthen në rrugën e drejtë, bile deri në Bajramin tjetër”, ka thënë Lladrovci.