3.8 C
Pristina
Thursday, February 13, 2025

Buy now

spot_img

Zotëria i Parë merr pjesë krahas presidentes Osmani në aktivitetet e Samitit të inteligjencës Artificiale në Paris

Në kuadër të vizitës zyrtare të presidentes Vjosa Osmani në Paris, të realizuar përgjatë datave 10-11 Shkurt, si dhe me ftesë të posaçme të Zonjës së Parë të Francës, Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Samitit për Veprimin për Inteligjencën Artificiale.

Nën organizimin e Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, Sadriu, së bashku me disa zonja të para nga vende të ndryshme të botës u mirëprit nga Rektori i Katedrales, Olivier Ribadeau Dumas dhe zonja e parë Macron.

Sipas një njoftimi të Presidencës, Sadriu fillimisht ka vizituar instalacionet e artit në Katedralen Notre Dame dhe më pas edhe instalacione tjera qindra vjeçare të mbyllura për publikun.

Në kuadër të kësaj vizite, Zotëria i Parë gjithashtu ka qenë i ftuar në darkën zyrtare në Pallatin Elysee, ku krahas Osmanit, morën pjesë krerë të shteteve dhe qeverive, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

“Gjatë kësaj vizite, së bashku me Presidenten Osmani, Zotriu i Parë ka marrë pjesë edhe në Seancën Plenare të Samitit për Veprimin për Inteligjencën Artificiale, me fokus në diskutimin e zgjidhjeve të cilat vënë zhvillimet revolucionare të teknologjisë në shërbim të njerëzimit. Së fundmi, me ftesën e të Ngarkuarit me Punë të ShBA-ve në Francë, së bashku me Presidenten Osmani, Zotëria i Parë ka marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar për nder të delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga Zëvendës Presidenti JD Vance. E njëjta është mbajtur në Ambasadën e ShBA-ve në Francë”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img