Site icon PrishtinaPress

Zona 80/ Policia gjobit shoferin që voziti 150 kilomtera në orë

Policia e Gjilanit ka hasur dje në një kundërvajtës i cili, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h, po voziste me shpejtësinë 150 km/h.

Rasti është evidentuar në rrugën Gjilan-Ferizaj, në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’.

Shoferit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind euro, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’,

E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version