Home Kuriozitete Fun Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Policia në një qytet në Mbretërinë e Bashkuar ka mbetur e habitur nga imitimi aq i mirë i një zogu.

Sipas mediave të huaja, imitimi ishte “aq i saktë” sa i la oficerët të besonin se diçka nuk po shkonte me veturat e tyre, pasi zogu tingëllonte pothuajse identik me sirenën e policisë.

Videoja e imitimit është publikuar menjëherë në rrjete sociale nga ekipi i policisë dhe është bërë virale.

Disa përdorues e kanë identifikuar zogun si Starling, zog i zi, trupmadh me bisht të shkurtër.

Thuhet se ata janë në gjendje të imitojnë edhe tinguj të ndryshëm si motoçikleta dhe zogj të tjerë.

Exit mobile version