Zyrari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, sot ka thënë se Agim Veliu, Skënder Hyseni, Lutfi Haziri dhe Driton Selmanaj po e pengojnë dhe e sulmojnë koalicionin bashkëqeverisës.
Zogiani ka thënë se nga Vetëvendosje nuk ka persona të tillë që krijonë barrikaga.
“Agim Veliu, Skënder Hyseni, Lutfi Haziri, Driton Selmanaj, janë vetëm disa nga topzyrtarët e LDK-së që vazhdimisht sulmojnë Vetevendosjen, d.m.th. sulmojnë koalicionin, sulmojnë ndryshimin në qeverisje.
Nga Vetevendosje nuk eshte asnjë topzyrtar që bën këtë, përkundrazi, të gjithë janë fort të kujdesshëm në paraqitjet e tyre publike. Sepse Vetëvendosje do ndryshim!”, ka shkruar ai.