Aksi i parë i Rrugës A do të përfundojë deri në fund të vitit 2023.
Kështu bëri të ditur Alban Zogaj, nënkryetari i Prishtinës.
“Jemi në fazën e parë, punimet po shkojnë shumë mirë, po instalohet kolektori. Besojmë që deri në fund të vitit do ta kemi aksin e parë të rrugës që e lidh Veterrnikun dhe barnatoret e rrugës B. Po e projektojmë pjesën e dytë të Rrugës A që është dalja prej Veterrikut apo banesave të arabëve, kah Hotel Garden e te rruga për Fushë Kosovë”